Firmat në biznes sigurojnë kapitalin financiar nga brenda firmës duke mbajtur fitimet e gjeneruara, figura 2.3. Këto fonde përfaqësojnë ndryshimin pozitiv ndërmjet shpenzimeve që krijon shoqëria: kostot e veprimit, pagesa e interesave, pagesa e tatimeve, pagesa e dividendëve, ose përtëritja e fondeve fikse të aseteve; dhe të ardhurave që krijon ajo. Një burim tjetër i mbredshëm i financimit që shpesh nuk vëhet re, janë kursimet e gjeneruara përmes menaxhimit më eficient të kapitalit punues. Ky kapital është i shkrirë në asetet dhe detyrimet afatshkurtëra. Menaxhimi më eficient i kërkesave nga blerësit, detyrimeve ndaj furnitorëve, stoqeve të mallrave, dhe rezervave monetare, mund të zvogëloj mbitërheqjet nga llogaria bankare dhe ngarkesat me interesa dhe të rris rezervat monetare. Dhe burimi tjetër i financimit të mbrendshëm me rëndësi të madhe gjiithsesi janë fondet e amortizimit të aseteve fikse dhe paisjeve të firmës. Shuma totale e fondeve për investime në ekonominë e SHBA, që firmat e biznesit i gjenerojnë brenda firmës, kryesisht fitimet e mbajtura dhe amortizimi, në përgjithësi është në shkallën 50 – 80%. Kështu, për pjesën më të madhe të firmave në biznes, rrjedhat e brendshme monetare janë të pamjaftueshme të përmbushin nevojat totale për kapital.
Download Info
To download:
If you experience problems downloading a file, check if you have the
proper application to
view it first. Information about this may be contained
in the File-Format links below. In case of further problems read
the IDEAS help
page. Note that these files are not on the IDEAS
site. Please be patient as the files may be large.
Publisher Info
Paper provided by EconWPA in its series Finance with number
0511010.